Primaret e Tiranës, mbyllet zyrtarizimi i kandidatëve shtohen edhe 3 të tjerë (Emrat)

7 November 2022, 15:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Primaret e Tiranës, mbyllet zyrtarizimi i kandidatëve shtohen edhe 3

Partia Demokratike ka njoftuar këtë të hënë përfundimin e afatit për kandidaturat që duan të garojnë për Bashkinë e Tiranës. Albana Vokshi ka njoftuar nga selia blu se janë shtatë emra, të cilët kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm.

Më poshtë, është renditja e tyre sipas rendit analfabetik:

1. Adriana Kalaja
2. Belind Këlliçi
3. Enkelejda Fejzo
4. Fatmir Merkoçi
5. Gerti Bogdani
6. Ilir Alimehmeti
7. Julian Deda

Nga sot, procesi për dorëzimin e kandidaturave për primaret e Partisë Demokratike në kryeqytet është mbyllur, dhe emrat e mësipërm bashkë me dokumentacionin përkatës, i kalojnë Kryesisë së partisë për verifikime të mëtejshme. Në ditët në vazhdim, do të ketë një njoftim zyrtar për datën, tha Vokshi.


Video