‘Shtëpia e ferrit’/ Flet babai i Gjergj Laçit që mbante të ngujuar fëmijët dhe gruan për 6 vite

7 November 2022, 12:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
‘Shtëpia e ferrit’/ Flet babai i Gjergj Laçit që
Në foto: Babai i radikalit fetar Gjergj Laçit, Nazif Laçi

Babai i radikalit fetar Gjergj Laçit, Nazif Laçi tha se i biri i cili u arrestua pasi prej 6 vitesh mbante familjen e tij të ngujuar është me probleme të shëndetit mendor.

Në një intervistë, ai tha se 52 vjeçari nuk e ka dhunuar asnjëherë bashkëshorten ndërsa fëmijët kanë frekuentuar vazhdimisht shkollën.

“Nuk quhet ngujim nëse rri në shtëpinë tënde. Djemtë kanë mbaruar 9-vjeçaren. Djali im vuan nga probleme të shëndetit mendor. E ka goditur diabeti, nuk është njeri si të gjithë të tjerët.

Nuk e ka denoncuar bashkëshortja por vëllai i bashkëshortes, nuk e ka prek me dorë asnjëherë bashkëshorten. Nëse thotë se e ka dhunuar të vijë e të ballafaqohet me mua, ka thënë për Euronews.

Unë kam qëndruar këtu. Gjergji ka punuar, shtëpinë e ka bërë vetë, është usta. Nuk ka punuar në ndërmarrje. Bashkëshortja e tij s’di të punojë, s’ka punuar asnjë ditë. S’kemi pasur dijeni për municionet, kishte vetëm fishekë”, tha ai.


Video