Nuk pranoi të zbresë nga makina, shoferi i dehur qëllon policin në Vlorë

7 November 2022, 11:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nuk pranoi të zbresë nga makina, shoferi i dehur qëllon policin
Foto ilustruese

Një polic është qëlluar nga drejtuesi i një automjeti në Vlorë. Efektivi i policisë i ka bërë thirrje një automjeti për të ndaluar dhe i ka kërkuar drejtuesit të tij të dali nga makina. Shoferi nuk ka pranuar të zbresë.

Më pas efektivi ka thirrur forcat ‘Shqiponja’. Sapo kanë mbërritur në vendin e ngjarjes drejtuesi i automjetit ka dalë nga makina dhe e ka qëlluar një efektiv me shuplakë.

Drejtuesi është shoqëruar në komisariat ndërsa polici po merr ndihmën mjeksore në spital. Mësohet se shoferi, identiteti i të cilit nuk dihet ka qenë nën efektin e alkoolit.


Video