Grupi i hakerave iranianë "Homeland Justice" kanë publikuar mbrëmjen e sotme të tjera materiale.
Në grupin e tyre në "Telegram", ata kanë publikuar dy video, ku në njërën prej tyre shfaqet ish-drejtori i Policisë, Gledis Nano duke ecur në rrugët e Tiranës, teksa një person tjetër e ndjek nga pas dhe e filmon me kamera të fshehta trupi.
Nano ndalon dy persona në rrugë dhe iu drejtohet "Përshëndetje jemi njësia hetimore e Policisë së Shtetit. Unë jam drejtori".
Nga dy personat e ndaluar, njëri u përgjigjet në shqip, ndërsa tjetri kërkon më shumë detaje në gjuhën angleze pasi pretendon se nuk di të flasë në shqip. Se kush janë personazhet në fjalë, ende nuk dihet.
"Kujdes SHISH! Do publikojmë një bombë. Në vend që të shpërdoroni taksat e popullit tonë për terroristët antinjerëzor të Durrësit, shpenzoni paratë për popullin e kultivuar të Shqipërisë,"-shkruhet krahas videos.