Tragjike në Itali, humb jetën 20 vjeçari shqiptar, po shkonte për në punë

15 April 2022, 13:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjike në Itali, humb jetën 20 vjeçari shqiptar, po shkonte
Në foto: Vendi ku humbi jetën shqiptari 20 vjeçar, Kaizer Alizoti

Mediat italiane shkruajnë se një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali pasi u përplas nga një furgon teksa udhëtonte me motoçokletën e tij.

20 vjeçari është identifikuar si Kaizer Alizoti dhe ditën e djeshme ka qenë duke udhëtuar me motorrin e tij në rrugën provinciale të Borgonovës rreth orës 7 të mëngjesit kur është përplasur nga një furgon. Alizoti ka gjetur vdekjen e menjëhershme edhe pse autoambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje. Viktima 20 vjeç Kaizer Alizoti me banim në Castelnovo, ishte rrugës për në punë. 


Video