"Plakat e prillit" vijnë javën tjetër, sa shkojnë temperaturat

15 April 2022, 10:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Plakat e prillit" vijnë javën tjetër, sa shkojnë

Java tjetër do të rikthejë “dimrin” në Shqipëri.

Duke filluar nga pasditja e të hënës temperaturat do të zbresin me disa gradë, ku në male nuk do të mungojnë edhe reshjet e dëborës.

Konkretisht sipas “Windy”, dita e martë e javës së ardhshme do të jetë më e ftohta, ku në Ersekë temperaturat do të shkojnë edhe -5 gradë celcius.

Ndërkohë fundjava në vend do të jetë e ngrohtë  ku temperaturat e ajrit do të shkojnë deri në 20 gradë celcius. 


Video