Rrihte prindërit dhe motrën, policia arreston 34-vjeçarin nga Gramshi

15 April 2022, 10:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rrihte prindërit dhe motrën, policia arreston 34-vjeçarin nga

Policia e Gramshit ka arrestuar një 34 vjeçar, i cili sipas uniformave blu dhunonte prindërit dhe motrën e tij. 34 vjeçari akuzohet për "Dhunë në Familje", i arrestuari është identifikuar me inicialet E.P.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 34 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve dhe motrës së tij.


Video