Trafiku “lumë”, Partia Demokratike nis bllokimin e akseve kryesore të vendit (VIDEO)

29 Tetor 2024, 16:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protesta e demokratëve për bllokimin e rrugëve

Militantë të udhëhequr nga deputetë të Partisë Demokratike kanë nisur aksionin e “mosbindjes civile” për bllokimin e akseve rrugore kryesore të vendit.

Një grup protestuesish janë mbledhur pak çaste më parë te “Kthesa e Kamzës”, aks rrugor që është parashikuar të bllokohet për gati dy orë.

Siç shihet edhe në video, trafiku në këtë zonë është i rënduar ende pa nisur bllokimi, teksa policia ka devijuar trafikun në disa rrugë dytësore.

Akset rrugore që do të bllokohen janë:

“Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.

Për këtë “mosbindje civile” deputetët demokratë kanë kërkuar leje në polici, ndërsa kanë marrë përgjigje pozitive për zhvillimin e protestës, policia ka theksuar se nuk mund të bllokojnë qarkullimin rrugor.

Një numër i madh policës është parë pranë zonave ku parashikohet të mbahet protesta.


Video