Dështon seanca ndaj Vangjush Dakos, mungon ish-kryebashkiaku i Durrësit dhe avokati mbrojtës, ja kur është e radhës

29 October 2024, 14:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dështon seanca ndaj Vangjush Dakos, mungon ish-kryebashkiaku i
Vangjush Dako në gjyq

Mungesa e ish kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, si dhe i avokatit mbrojtës çoi në dështimin e seancës ku prokuroria do të lexonte konkluzionet përfundimtare për 4 të pandehur.

Gjyqtarja Elsa Ulliri shtyu seancë 12 nëntor ora 14.00, ku prokurori Sotir Kllapi do shpallë pretencën për shtetasit Vangjush Dako, Fiqiri Farruku, Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku.

Avokati i ish kryebashkiakut, dy orë përpara seancës paraqiti në sekretarinë e gjykatës kërkesë për shtyrje për shkaqe shëndetësore.

Lidhur me këtë kërkesë, të dyja palët u dakordësuan që te shtyhej seanca, ndërkohë që prokurori u shpreh se i ka gati konkluzionet.

Dako ndodhet në masën “arrest në shtëpi”.


Video