DETAJE nga ngjarja në Maliq: 25-vjeçarja pretendon se është shfrytëzuar për pr*stitucion nga bashkëjetuesi dhe një grua!

29 Tetor 2024, 15:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Policia e Korçës zbardh detaje të reja nga rasti në Maliq, ku një 25-vjeçare denoncoi në polici se rreth 1 vit më parë, është shfrytëzuar për prostitucion, nga bashkëjetuesi i saj, shtetasi A. F., 34 vjeç dhe nga shtetasja R. M., 34 vjeçe.

E reja nënë e dy fëmijëve kishte nisur marrëdhënie jashtëmartesore me pronarin e stallës ku ishte punësuar në Maliq.

Por që më vonë rezultoi se pronari kishte qëllime të tjera për të.

Ai bashkë me kushërirën e tij në Athinë kishin plane tjera për të renë.

Njoftimi i policisë:

Lidhur me rastin policia e Korçës bën me dije se mbrëmjen e djeshme, në Komisariatin e Policisë Maliq, është paraqitur një shtetase 25 vjeçe, e cila ka pretenduar se rreth 1 vit më parë, është shfrytëzuar për prostitucion, nga bashkëjetuesi i saj, shtetasi A. F., 34 vjeç dhe nga shtetasja R. M., 34 vjeçe.

Menjëherë pas deklarimit të 25-vjeçares, ka nisur puna për kapjen e 2 shtetasve, si dhe për provimin e rrethanave të këtij kallëzimi.

Nga verifikimet e deritanishme, ka rezultuar se shtetasja R. M., është aktualisht në kërkim, e dënuar me 8 vjet burgim, në vitin 2021, nga Gjykata e Apelit e Korçës, për veprat penale “Trafikimi i të miturve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


Video