Dështon tenderi 900 mijë euro i Spiropalit për të futur Inteligjencën Artificiale në Kuvend!

29 Tetor 2024, 15:34Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka tentuar që të fusë Inteligjencën Artificiale brenda Parlamentit.

Një nismë kurajoze, duke qenë se ka hapur një tender me një vlerë të konsiderueshme.

VoxNews ka siguruar dokumentet e kësaj procedure, tashmë të anuluar për shkak se në tender nuk mori pjesë asnjë firmë.

E njëjta situatë edhe me hapjen e tenderit nga AKSHI disa javë më parë, i cili dështoi se “s’kishte asnjë firmë në garë”.

Por, për çfarë duhet Inteligjenca Artificiale brenda Kuvendit?! Për t’i zëvendësuar ligjvënësit? Për të bërë modifikimet e projektligjeve që vijnë nga institucionet? Kuvendi shkruan në dokumente se objekti i procedurës ka qenë për të analizuar audiot dhe videot!

Dështon tenderi 900 mijë euro i Spiropalit për të futur
Faksimile: Njoftimi i anulimit të tenderit për futjen e Inteligjencës Artificiale në Kuvend

Hartuesit e dokumenteve të tenderit të Kuvendit shkruajnë se kanë tentuar që të blejnënjë sistem të transkriptimit të të dhënave audio-video të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Kjo e bazuar në Inteligjencën Artificiale dhe shërbim mirëmbajtje për 48 muaj.

Por, lexoni pak sa ka qenë vlere e kësaj procedure; 74.584.800 lekë pa TVSH. Ose rreth 900 mijë euro bashkë me TVSH-në.

Por, nëse do të merret Inteligjenca Artificiale me transkriptimin e audiove-videove, po qindra punonjës të Parlamentit çfarë do të bëjnë?

Në dokumente shkruhet se arsyet e anulimit të kësaj procedure ka qenë se “në procedurat me një fazë nuk është dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme”.

Por kjo s’do të thotë që Spiropali apo zyrtarët e tjerë të Kuvendit nuk do e hedhin sërish në tenderim.

Ndoshta edhe për t’i rritur vlerën, pasi nëse dështon tentativa e parë, rritet vlera e fondit limit.

Një skemë e përdorur rëndom nga institucionet e tjera, që tashmë mund të prekë edhe Parlamentin.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video