Tjetërsuan lulishten e Sarandës për ta bërë hotel, arrestohet biznesmeni Behar Muçobega dhe lirohet sërisht

5 August 2022, 17:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tjetërsuan lulishten e Sarandës për ta bërë hotel,
Behar Muçobega

Biznesmeni Behar Muçobega është arrestuar mëngjesin e sotëm në pikën kufitare Qafë-Botë, teksa po kthehej nga Greqia, pasi ishte shpallur në kërkim që prej 1 Qershorit pas operacionit të Prorkurorisë së Sarandës lidhur me tjetërsimin e 9920 m2 trualli shtetëror.

Prokuroria lësholi disa urdhër arreste për zyrtare të ASHK, Bashkisë, biznesmenë e qytetarë. Behar Muçobega akuzohet për “falsifikim dokumentash”, pasi dyshohet si një nga përfituesit e një pjese të truallit.

Megjithatë vetem brenda pak orësh nga ndalimi, Muçobega ka dale para Gjykatës se Sarandës, ku ndaj tij gjyqtari Shkëlzen Liçaj ka vendosur masën e sigurisë “Arrest ne shtëpi”.

Sipërfaqja tokësore e tjetërsuar ka qenë tokë shtetërore dhe para tjetërsimit shërbente si hapësirë e gjelbër, (lulishte), për qytetin e Sarandës. Por përmes falsifikimit të dokumentave, miratimit të lejeve të ndërtimit nga bashkia Sarandë dhe hipotekimit më pas në zyrës e ASHK-së Sarandë, kjo tokë prej 10 mijë metra katror, është tjetërsuar te persona të tretë dhe dyshohet se do bëhej hotel.


Video