Drejtuesit e burgut të Peqinit kanë marrë masa për tre të paraburgosurit Kastriot Likja, Arlind Daja dhe Kreshnik Ibraliu, të cilët ditën e djeshme kundërshtuan dhe goditën efektivët e policisë brenda burgut të Peqinit.
Ndaj tyre është marrë masa për t'u përjashtu për 14 ditë nga çdo aktivitet i përbashkët në burgun e Peqinit. Ndërsa për Kastriot Likjan është caktuar dhe përgatitja e praktikës për kalimin e tij në rregjimin e veçantë për 90 ditë.
Gjithashtu për Kastriot Likja, Arlind Daja dhe Kreshnik Ibraliu ka nisur vlerësimi nëse ndonjëri prej tre të paraburgosurve plotëson elementët për të kaluar në rregjimin 41/BIS.
Për të tre të paraburgosurit është referuar çështja në prokurori, ku iu janë shtuar dhe akuzat për veprat penale “Rebelimi i të dënuarve”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik”.
Tre të paraburgosurit janë arrestuar për vjedhje dhe dhunë në familje.