Ka dalë mëngjesin e sotëm para gjykatës, 51-vjeçari shqiptar Vladimir Beqiraj, i cili masakroi me thikë bashkëshorten e tij, Lonora Serina.
Gjatë hyrjes në Gjykatë me pranga në duar dhe i shoqëruar nga Policia, Beqiraj u kërkoi falje fëmijëve të tij, pa bërë komente të tjera. Mediat fqinje raportojnë se ai ka shfaqur pendesë për aktin e kryer, përpara Prokurorit në Zakinthos.
Mbi Vladimir Beqirajn rëndojnë akuzat për tentativë vrasjeje dhe vrasjeje.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të premtes, dhe në dëshminë paraprake, Beqiraj tha se krimin e kreu për shkaqe xhelozie.
“Së fundmi kisha marrë vesh se më tradhtonte. Prandaj isha bërë i dhunshëm ndaj saj. Natën pas ngjarjes u zbrita në mal, në Bohali. S’e kuptova që e kisha vrarë. Më vjen keq, por fatkeqësisht s’munda të bëja asgjë tjetër. Ajo më tradhtoi dhe unë e humba kontrollin”, është shprehur ai para policisë.
Pak momente para krimit, në orën 21:30, 41-vjaçarja kishte shkuar dhe kishte denoncuar në komisariat dhunën nga Beqiraj. Ajo ka qendruar në Polici deri në orën 22:30 dhe kur është pyetur se ku ndodhej ish-bashkëshorti ajo ka thënë se nuk e di. Kur është kthyer në banesë ajo ka gjetur sërish 51-vjeçarin, i cili e ka vrarë.
Një fqinje ka dëshmuar se Beqiraj e ka tërhequr nga flokët dhe i ka bërtitur se do ta vriste. “Ai e goditi dhe i tërhoqi flokët duke thënë se do ta vriste”
Ajo ka ikur për të kërkuar ndihmë dhe kur është kthyer ka gjetur Lonorën të plagosur në një pellg gjaku. Ajo kishte plagë të marra nga thika në fyt dhe në gjok, u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti të mbijetonte.
41-vjeçarja dyshohet se dhunohej sistematikisht nga bashkëshorti i saj. Mediat fqinje raportojnë se ajo kishte denoncuar edhe në muajin qershor dhunën nga Vladimir Beqiraj. Në atë kohë, ai është arrestuar për dhunë në familj dhe dhunë ndaj punonjësve për rezistencë ndaj arrestimit, por më pas është lënë i lirë.
Për ngjarjen tronditëse ka reaguar edhe djali i tyre 20-vjeç.
“Faji është i yni sepse nuk kishim marrë masat e nevojshme. Ky ishte gabimi më i madh i yni. Unë dhe nëna ime folëm për këtë. Ajo ishte nënë perfekte, mua më vjen keq për vëllezërit e mi dhe duhet të gjejmë sa më parë një zgjidhje”, është shprehur djali.