'Thuaj erdha për domatet’/ Zbardhen përgjimet e grupit që falsifikonte dokumentet, si ranë në kurthin e agjentit

21 December 2022, 11:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Thuaj erdha për domatet’/ Zbardhen përgjimet e grupit

3 persona janë arrestuar në kryeqytet pasi është zbuluar një laborator, në të cilin falsifikoheshin dokumente të ndryshme, kryesisht diploma, kartela pasurie dhe certifikata pronësie kundrejt parave. Në pranga kanë rënë Gëzim Xhafa, 64 vjeç, Artur Bramo, 59 vjeç dhe Shpëtim Bega, 59-vjeç, banues në Tiranë.

Report Tv jep detaje mbi çmimet dhe veprimtarinë kriminale që kryente ky grup. Nga hetimet e kryera nga prokurori Bledar Valikaj, Shpëtim Bega ishte  i përfshirë në aktivitet antiligjor, në formën e falsifikimit të dokumentave zyrtare të llojit pasaporta, karta identiteti bullgare, karta identiteti shqiptare, leje drejtimi shqiptare të automjeteve/ diplomave shkollore etj.. kundrejt pagesave.

Këtë aktivitet e kryen në bashkëpunim me Gëzim Xhafa. Së bashku realizonin dhe ndryshimin e mbiemrit të persojnit në çertifikata personale, ose familjare, me qëllim kalimin në drejtim të vendeve të BE, në rastet kur personi ka marrë edhe ekspuls në këto vende.

Pagesat e dokumenteve të falsifikuara variojnë sipas llojit të dokumentit të kërkuar si, për sigurimin e dëftesës së shkollës së mesme të falsifikuar pagesa shkon në 11.000 lekë, për falsfikimin e diplomës të shkollës së lartë pagesa është 600 euro, për falsifikimin e lejes së drejtimit pagesa është 7.000 lekë, për falsifikimin e kartës së identitetit shqiptare pagesa është 6.000 lekë. Dyshohet se Gëzim Xhafa falsfikimin e dokumentave zyrtare e kryen në banesën e tij, e cila ndodhet në rrugën “Gani Luzi”, në Tiranë.

Nga aana tjetër sHpëtim Bega luan rolin e ndërmjetësit për gjetjen e klientëve për shtetasin Gëzim Xhafa. Gjithashtu është evidentuar dhe Mustafa Rushiti, i cili ka si rol gjetjen e personave që kërkojnë të sigurojnë dokumentat e falsifikuara, si dhe realizon lidhjen e tyre me shtetasin Gëzim Xhafa.

Në ambientet ku kryheshin falsifikimet u gjetën pajise të ndryshme të vendosura në funksion të këtij aktiviteti si: skanerë, pajisje ‘usb’, njësi kompjuterike, printerë. Kishte dhe karta identiteti, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme, të cilat ishin falsifikuar në këtë laborator.

Ka qenë një hetim prej 2 muajve nga autoritet të cilat zbuluan se 3 personat e arrestuar bashkëpunonin me njëri-tjetrin për të falsifikuar dokumente dhe për këtë ata u merrni para personave që u ofronin shërbimin e pa ligjshëm.

Xhafa, Bramo dhe Bega akuzohet për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve", "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave" dhe "Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve", Materialet procedurale lidhur me këtë çështje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Video