“Tentova të vras veten pas gjobës nga Tatimet”, inxhinieri tregon vështirësitë në protestën e opozitës

12 November 2022, 18:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Tentova të vras veten pas gjobës nga Tatimet”, inxhinieri
Inxhinieri tregon vështirësitë në protestën e opozitës

Një inxhinier, i cili mori fjalën në protestën e sotme të opozitës, që po zhvillohet sot para Kryeministrisë u shpreh se ka tentuar që t’i japë fund jetës, pas gjobës së vënë nga Tatimet.

Ai tha se kanë qenë gruaja dhe djali që e kanë shpëtuar.

Inxhinieri ka shtuar se që biznesi të ecë duhet të kemi shina të qendrueshme, ndërsa tha se zhvillimin e biznesit nuk e ndihmojnë pallatet 50 katëshe.

“Babai im 100 vite më parë u kthye nga Tivari e përzunë malazezët dhe e kthyen në Durrës. Kam fabrika qumështi sot me zor mbledh 600 litra qumësht, është qumështi pluhur që vjen. Duet të punojnë fermat e bujqësia jonë. I them Edi Ramës sot nuk do isha këtu, do isha në botën tjetër se Tatimet për 2 fermerë me 7 lopë me kanë vënë 45 mln lekë gjobë dhe unë doja t’i jepja fund jetës. Jetën e kam nga djali e gruaja ime. Ju them të ecim para.

Lokomotiva e biznesit kërkon shina. Ka ngelur biznesi në ven. Nuk e zhvillojnë pallatet 50 kate, dot”, tha ai.

Sali Berisha dhe funksionarë të tjerë demokratë, nuk kanë përjashtuar asnjë lloj skenari për protestën e sotme. Ndërkohë kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të provokojë protestuesit. Deri më tani situata është e qetë dhe nuk është shënuar asnjë incident në protestë.


Video