Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Të shtëna me armë zjarri ndodhën mbrëmjen e kësaj të shtune në Shkodër. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi në lagjen “Xhabie”.
Për shkaqe ende të paqarta, një person me iniciale N. M., ka hapur zjarr teksa lëvizte me makinë dhe është larguar.
Nga të shtënat policia thotë se nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar. Kontrolli i zonës për kapjen e tij vijon.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor.