Plazhistët vërshojnë drejt bregdetit, trafik i rënduar në disa akse

8 July 2023, 17:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plazhistët vërshojnë drejt bregdetit, trafik i rënduar
Foto ilustruese

Mijëra pushues kanë hasur në trafik të rënduar teksa janë nisur drejt bregdetit në zonën e Tales, Shëngjinit apo në Velipojë.

Aksi Milot-Lezhë ka patur trafik të rënduar përgjatë gjithë ditës, e po ashtu edhe rrugët e tjera dytësore që të çojnë drejt plazheve.

Një numër i madh i turistëve janë nga Kosova dhe kanë zgjedhur këtë zonë për të kaluar pushimet e verës. Ata theksojnë se përballen me trafik të rënduar thuasje çdo ditë.

Në pikat kryesore të aksit është vënë re edhe prania e policisë rrugore e angazhuar për të lehtësuar trafikun duke i orientuar pushuesit drejt rrugëve dytësore.


Video