Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, dyshohet për një viktimë

9 Korrik 2026, 13:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në lagjen Dërçin në qytetin e Shkodrës.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një person ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave. Ngjarja dyshohet se lidhet me një krim brenda familjes.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë.

 


Video