“Të hiqet dënimi për prostit*cionin”, Rakipi: ‘Profesion’ i përhapur në masë!

4 September 2025, 11:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Të hiqet dënimi për prostit*cionin”, Rakipi:
Arben Rakipi

Drejtuesi i shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi i cili është njëkohësisht drejtuesi i grupit të punës që ka hartuar draftin e kodit të ri penal, gjatë tryezës së parë të konsultimit publik ka shtruar për diskutim disa pika që lidhen me depenalizimin e veprave të cilat kodi aktual i dënon me burg.

Mes këtyre veprave, ai përmendi ushtrimin e prostitucionit, duke marrë si shembull Italinë dhe Francën ku nuk ka dënim dhe nuk konsiderohet si vepër penale.

Sipas Rakipit, kjo vepër penale tashmë ka marrë përkrahje të gjerë dhe demonstrohet haptasi në rrjetet sociale edhe tek të miturit.

Ai tha se është e padobishme që prostitucioni të konsiderohet vepër penale.

“Projekti synon depenalizimin. Nuk e di kur do te ndodhë sepse lidhet me masat e ligjeve të tjera. Të depenalizohet ushtrimi i këtij profesioni.

Për fat të keq duhet të përdor termin profesion. Kodi penal dhe kodi francez nuk e dënon ushtrimin e profesionit.

Propozimi ynë nuk është për shkaqe ngjashmërie me çfarë ndodh në Evropë sepse kjo për mua nuk do të mjaftonte, do të ishte shprehje e plagjiaturës.

Unë mendoj se terreni shqiptar nuk mbahet më me lëndë penale, sidomos në këtë fushë. Ky lloj profesioni ka marrë përkrahje të gjerë që demonstrohet haptasi edhe nga influencerët e jetës të të miturve apo të tjerëve në vend.

Për rrjedhojë lënda penale tashmë është e padobishme. Këtu jemi bazuar për të bërë propozimin tonë” deklaroi Rakipi.


Video