Takimi i Ramës me diasporën/ Shqiptarët ndahen në Londër, disa presin kryeministrin me flamuj kuqezi, të tjerë me protestë (FOTO)

24 November 2024, 12:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Takimi i Ramës me diasporën/ Shqiptarët ndahen në
Shqiptarët ndahen në Londër, disa presin kryeministrin me flamuj kuqezi, të tjerë me protestë

Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe kanë nisur të mblidhen në “Queen Elizabeth Olympic Park” ndërtuar si pjesë e lojërave olimpike të Londrës në 2012, në një sallë me një kapacitet mbi 4.500 vende pritet nisja e këtij takimi.

Me flamujt kuq e zi në duar, pritet të nisë takimi me kryeministrin Edi Rama.

Kjo vizitë në diasporë organizohet në kuadër të turit të bashkëbisedimit, pas vendosjes të së drejtës së votës për çdo shqiptar jashtë Shqipërisë për zgjedhjet e përgjithshme që pritet të mbahen në pranverën e 2025.

Takimi pritet të nisë rreth orës 13:00 me orën tonë lokale, ndërkohë që jashtë ambientit ku do të mbahet takimi dhjetëra shqiptarë kanë organizuar një protestë kundër kryeministrit Rama.

Ky takim vjen pas atyre të zhvilluar më herët në Greqi e Nju Jork, ku gjithashtu pati protesta të organizuara kundër kryeministrit.



Video