Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Operacioni policor "Fijet" për heqjen e kamerave të sigurisë të vendosura në mënyrë të paligjshme është shtrirë në të gjithë Shqipërinë dhe ditën e sotme është "zhvendosur" në Devoll.
Burime bëjnë me dije se janë sekuestruar disa kamerave të vendosura në mënyrë ilegale në fshatin Baban dhe në qytetin e Bilishtit, të cilat, sipas informacioneve i përkasin personave me precedentë penal.
Mësohet se kamerat u konstatuan në banesat e shtetasve Andrea Bleta në fshatin Baban dhe Sokol Anxhi në qytetin e Bilishtit.
Këta dy shtetas kanë precedentë penalë në fushën e narkotikëve, teksa Sokol Anxhi vuan masën e arrestit të shtëpisë. Dyshohet se kamerat janë vendosur për të monitoruar lëvizjet lidhur me këtë aktivitet.