Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës 75-vjeçari Pëllumb Hoti, i cili mëngjesin e sotëm u hodh nga kati i katërt i pallatit.
Ai u transportua në spital, por fatkeqësisht nuk iu ka mbijetuar dot plagëve të marra, duke ndërruar jetë disa orë më vonë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 07:46, në lagjen nr. 18 të qytetit juglindor. Dyshohet se Pëllumb Hoti u hodh në kushte të rënduara psikologjike nga dritarja e apartamentit ku banonte vajza e tij dhe ra mbi tarracën e katit të parë.
Sipas autoriteteve policore, nga deklarimet e marra rezulton se 75-vjeçari vuante nga depresioni.