Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një stuhi e madhe me erë dhe shi ka ‘goditur’ Tiranën gjatë këtyre minutave.
Disa rrugë janë bllokuar menjëherë nga trafiku, ndërsa objekte të peshave të lehta janë duke fluturuar në ajër.
Një situatë e tillë paraqet rrezik për qytetarët, të cilët këshillohet të mos dalin nga shtëpia, nëse nuk kanë arsye të fortë.
Po ashtu, edhe drejtuesit e mjeteve duhet të rrisin vigjilencën dhe të tregohen tejet të kujdesshëm, në mënyrë që të shmangin aksidentet e mundshme.
Ndërkohë shërbimet meteorologjike kanë parashikuar që dita e sotme dhe mëngjesi i ditës së nesërme të shoqërohen nga moti i keq.