Gjoba ndaj drejtuesve dhe pasagjerëve të automjeteve që hedhin plehra në rrugë, do përdoren kamerat

30 August 2025, 10:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjoba ndaj drejtuesve dhe pasagjerëve të automjeteve që hedhin
Gjoba ndotësve në akset kombëtare

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se ekipet e mirëmbajtjes së Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) po pastrojnë çdo ditë akset rrugore nga mbetjet e hedhura në mënyrë të papërgjegjshme nga drejtues dhe pasagjerë automjetesh.

“Ekipet e mirëmbajtjes së ARRSH kanë pastruar në bazë ditore akset rrugore, të tejmbushura nga mbetje të hedhura në vendpushime, në mënyrë të papërgjegjshme nga drejtuesit dhe pasagjerët e automjeteve”, shkruan zëvendëskryeministrja Balluku në një postim në rrjetet sociale.

Gjoba ndaj drejtuesve dhe pasagjerëve të automjeteve që hedhin

Sipas saj, pavarësisht ndërhyrjeve të vijueshme të punonjësve të mirëmbajtjes, problemi i ndotjes mbetet shqetësues.

“Punonjësit tanë kanë ndërhyrë në vijimësi, por kjo nuk mjafton”, vijoi zv/kryeministrja.

Gjoba ndaj drejtuesve dhe pasagjerëve të automjeteve që hedhin

Për këtë arsye, Balluku paralajmëroi se kamerat e Qendrës së Monitorimit të Trafikut do të përdoren edhe për identifikimin dhe gjobitjen e ndotësve, deri në arritjen e ndërgjegjësimit të plotë.

“Kamerat e Qendrës së Monitorimit të Trafikut do të përdoren edhe për të gjobitur ndotësit të akseve tona kombëtare, deri në ndërgjegjësimin e plotë. Kërkohet angazhimi i të gjithëve për një mjedis më të pastër”, përfundoi Balluku.



Video