Deputeti socialist Erion Braçe nuk ndalet në denoncimin ndaj skemave piramidale online që po zhvasin qytetarët shqiptarët.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Braçe paralajmëron sidomos qytetarët e Divjakës dhe Lushnjës të bëjnë kujdes ndaj këtyre skemave, teksa ka publikuar edhe një mesazh të udhëheqësve të këtyre skemave.
“Ky është Leo Smith, profesori që ka zhytur në piramidë Divjakën e Lushnjën, edhe më gjerë. Është një situatë surreale në çdo klub, kafene, restorant, berberhane grash e burrash, shtëpi në Divjakë e Lushnjë. Fëmijë, të rinj, të rritur, të moshuar që rrinë në telefon në dorë e presin sinjal nga profesori Leo Smith. Tmerr! Leo Smith nuk ekziston, është robot, ndryshe nga Joana”, shkruan Braçe krahas videos.
Sakaq, Braçe ngre edhe pyetjen se si njerëzit mund të mashtrohen nga një robot.
“NDERKOHE DJE;
AUTORITETI I MBIKQYRJES FINANCIARE, BEN ME DIJE SE NIK KA LICENSUAR-LIGJERUAR, NDONJE KOMPANI QE OPERON SHERBIME INVESTIMI NE SHQIPERI;
PRA: TXEX, XUEXA, GROKR-JANE TE PALIGJSHME NE TERRITORIN E SHQIPERISE!
AUTORITETI I MBIKQYRJES FINANCIARE, BEN ME DIJE SE KETO PLATFORMA OFROJNE NJE MEKANIZEM TERESISHT FIKTIV-SINJALE BLERJEJE PER KRIPTO ASETE, TE CILAT NUK PASQYROJNE VEPRIME RELAE TE KRYERA;
PRA: ESHTE MASHTRIM, PO JU MASHTROJNE, PO JU GRABISIN!
Doni me?
Dhe kete e kam me ju qe jeni te arsimuar-inxhiniere, juriste, ekonomiste ne Divjake e Lushnje; SI MUND TU MASHTROJE NJE ROBOT DHE DY BRUNA E NJE LEDIO? SI MUNDET?
Nderkohe per ju AGJENTET qe po mbanin ne kercenim e shantazh njerezit-viktimat, PO JU KUJTOJ SE JENI TE INDIVIDUALIZUAR DHE PO KRYENI KRIMIN QE MENAXHERET E RRAPUSH XHAFERRIT BENIN NE 1996-1997; PYESNI PRINDERIT SE U TREGOJNE PER FUNDIN SHUME SHPEJT!”, përfundon Braçe.