“Po pse Thethi e jo Jugu...”, Rama publikon pamjet nga shpërthimi te Kepi Rodonit: Ligji vendoset kudo

30 August 2025, 10:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Po pse Thethi e jo Jugu...”, Rama publikon pamjet nga
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet nga shpërthimi i resortit te Kepi Rodonit, duke theksuar se puna për mbrojtjen e vendit nga abuzuesit vazhdon nga veriu në jug.

Rama saktëson se në Durrës është vendosur rendi ligjor mbi një territor të marrë peng nga një abuzues, i cili është ndaluar nga Policia e Shtetit dhe i është dorëzuar drejtësisë.

“Ca zëra në nisje të kësaj kthese të re thoshin “po pse Thethi e jo Jugu, po pse ashtu e jo kështu”, ndërkohë puna për mbrojtjen e vendit nga abuzuesit vazhdon në veri, jug dhe Shqipërinë e Mesme, ku konkretisht në Durrës është vendosur rendi ligjor mbi një territor të marrë peng nga një abuzues, i cili është ndaluar nga Policia e Shtetit e i është dorëzuar drejtësisë edhe si ish-drejtues i inspektorëve të Durrësit”, shkruan kreu i qeverisë.

Kryeministri nënvizon se zbatimi i ligjit nuk njeh asnjë zonë.


Video