SPAK nis hetim paralel për Veliajn, ja për çfarë bëhet fjalë

20 Mars 2025, 12:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka qenë sot në SPAK ku është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm në lidhje me hetimet ndaj tij për rreth 1 orë e gjysmë.

Veliaj është pyetur në lidhje me futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit, vepër që lidhet me nenin 324 A/1 për futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit.

Sipas avokatëve të tij, SPAK nuk ka ende një akuzë në lidhje me këtë, por ka nisur një hetim paralel.

Aktualisht Veliaj po transferohet nga ambientet e SPAK drejt qelive të paraburgimit të Durrësit.


Video