U ekstradua nga Spanja para dy ditësh, GJKKO i komunikon masën “arrest me burg” Lulzim Berishës

20 Mars 2025, 10:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lulzim Berisha

GJKKO i ka komunikuar sot zyrtarisht masën e “arrestit me burg” Lulzim Berishës, i cili u ekstradua nga Spanja drejt Shqipërisë dy ditë më parë.

Gjykata e Posaçme në vitin 2020, caktoi ndaj Berishës masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Vrasja në rrethana cilësuese”, kundër 2 ose më shumë personave dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.

54 vjecari në bashkëpunim me disa persona të tjerë kanë plagosur 2 persona në vitin 2004, në 2005 ka vrarë me armë zjarri tre persona dhe ka plagosur një tjetër

Lulzim Berisha u arrestua në shtetin spanjoll në dhjetor të vitit 2023 me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

 


Video