
Nipi i Sadri Abazit dhe Dulakët në “garë” për kullën 40 katëshe ...
17 Prill, 18:50Fokus
Enejd Laçi dhe Erildi Laçi janë dy vëllezërit që humbën jetën tragjikisht në aksidentin e rëndë në Fushë-Prezë, së bashku me kushëririn Andi Laçi dhe shokun e tyre, Enrikejd Kurti, pasi makina ku po udhëtonin u përplas me një betoniere.
Mësohet se pranë vendit ku ndodhi ngjarja tronditëse ndodhej pika e betonit dhe betonieria sapo kishte dalë në rrugë.
Joq ka publikuar pamje nga makina e shkrumbuar, ku humbën jetën 4 të rinjtë.
Mjeti ka qenë në lëvizje, kur Benz-i ku udhëtonin viktimat ka ardhur nga pas dhe e ka goditur.
Benz-i ka shpërthyer menjëherë në flakë, duke u marrë jetën 4 të rinjve, që u dogjën brenda makinës. Policia po heton nëse betoniera ka pasur sinjale STOP nga pas.