Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë, dalin fotot e katër të rinjve që humbën jetën

20 Mars 2025, 09:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Enejd Laçi, Erildi Laçi, Andi Laçi dhe Enrikejd Kurti

Mediat kanë publikuar fotot e katër të rinjve që u dogjën brenda makinës, pas përplasjes me betonieren.

Në foto e publikuar dy vëllezërit Enejd Laçi dhe Erildi Laçi dhe Enrikejd Kurti.

Nga aksidenti mbeti i vdekur edhe Andi Laçi.

Deri në këto momente nuk dihen shkaqet e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se mund të ketë qenë shpejtësia e lartë.

Makina ku udhëtonin të rinjtë u përplas me një betoniere dhe më pas shpërtheu në flakë. Në polici është shoqëruar drejtuesi i betonieres, i cili po merret në pyetje.

 


Video