"Janë 120 minuta incizim", Enver Diva i irrituar në GJKKO: Gjyqtarë e deputetë kanë takuar Dumanin, kam prova!

20 Mars 2025, 12:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Enver Diva/ Nuredin Dumani

GJKKO është zhvilluar sot seanca e rradhës në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”, ku bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani, po i përgjigjet pyetjeve të avokatëve të të pandehurve, ballafaquar me ta, si dhe dhënë shpjegime për detaje dhe rrethana. 

Seanca në GJKKO për të penduarin e drejtësisë shënon tjetër përplasje me të pandehurit në sallë. 

Teksa Nuredin Dumani rrëfeu njohjen me killerin Henrik Hoxhaj nëpërmjet Festim Qolit, shprehet se u gëzua për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, se i kishte rënë në hak. 

Dëshmia shkaktoi irritimin e Enver Divës, që tha se e ka inçizuar Nuredinin ku premtonte hakmarje ndaj shokëve të Talo Çelës dhe takohej me gjyqtarë e deputetë.

Unë kam një provë timen që ky do i fuste në burg të gjithë shokët e Talos. Unë e kam të incizuar me fakte dhe prova që gjyqtarë dhe deputetë kanë ardhur për të takuar Nuredin Dumanin. Janë 120 minuta incizim”, tha Diva.


Video