Sot si ditë vere, rriten ndjeshëm temperaturat

6 April 2026, 07:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sot si ditë vere, rriten ndjeshëm temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 14 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon  do të jetë i forcës 1-3 ballë.



Video