Skandali me Bibliotekën Kombëtare: Arkat e bananeve zëvendësojnë raftet e librave, “dija’ ka humbur...

21 Shkurt 2024, 11:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një situatë surreale në kufijtë e të paimagjinueshmes.

Arka Banane që janë mbushur me libra, arkivë, histori…kjo është pamja tragjike e Bibliotekës Kombëtare, institucionit kryesor të dijes në vendin tonë, shndërruar në magazinë arkash e bastarduar nga abuzimet disa vjeçare të qeverive që ikin e vijnë.

“Dija’ ka humbur nëpër kuti, ndërkohë që alarmin me foto nga kjo situatë “tragjike”.

NewsBomb shkruan se ka biseduar me drejtorin aktual të Bibliotekës Kombëtare Pirro Mishën që vë alarmin dhe thotë se: Po, dua të flas.

Ka disko lart e disko poshtë, por nuk ka më dhoma studimi e leximi për të gjithë ata që duan të hapin arkivat e institucionit kryesor që duhet të marrin informacion.

Siguresat e institucionit ulen cdo ditë nga frika e ndonjë shkëndije që hedh “në erë” gjithë pasurinë kombëtare, për shkak të mungesës së investimeve prej vitesh e vitesh.

Biblioteka është e pasur, por është lënë në gjendje të mjerueshme.

Video