Pak ditë më parë u denoncua në media skandali me testin e Magjistraturës në “Polin e Drejtësisë”, ku sipas disa studentëve, lista ishte shtuar me 42 emra fituesish.
Madje edhe ditën e sotme, lista ishte shtuar sërish me 10 emra të rinj fituesish, duke e çuar numrin total nga 79 që ishin fillimisht në 131.
Por sipas ish-zyrtarit të lartë të policisë, Shemsi Prençi, kjo çështje duhet të merret nën hetim nga SPAK.
Ai tha në emisionin “Breaking” me Dafina Hysën në Top News, se nuk ka dyshime që në listë mund të jenë futur emra të familjarëve dhe të afërmve të politikës. Ai tha se Magjistratët e sotëm, do të jenë prokurorët dhe gjykatësit e nesërm, dhe një ndërhyrje e tillë rrjedhimisht çon në kapjen e drejtësisë.
“Të hetohet Arben Rakipi, ai e di më mirë nga të gjithë. Kjo duhet të hetohet nga SPAK. Absolutisht që ka njerëz të afërm të politikanëve që kanë fituar në Magjistraturë. Lista me emra duhet të merret dhe të shikohet nga SPAK”, deklaroi Prençi.