Skandali i "Bankers"/ CEO kinez dhe ish-drejtori Leonidha Çobo mbërrijnë në Gjykatën e Fierit, do njihen me masën e sigurisë

5 Korrik 2025, 09:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
CEO kinez, Hongping Xiao

Në Gjykatën e Fierit mbahet sot seanca për të arrestuarit në kuadër të aksionit të zhvilluar në zyrat e kompanisë “Bankers”.

Në gjykatë kanë mbërritur CEO kinez, Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo për verifikimin e masës arrest me burg.

Pritet që para gjyqtares Gladiola Bregu, ata të japin edhe dëshminë e tyre.

Policia e Fierit ndërmori disa ditë më parë një aksion në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum”, që operon në fushën e nxjerrjes së naftës në Marinëz.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan drejtori aktual i kompanisë, Hongping Xiao, shtetas kinez, si dhe ish-drejtori Leonidha Çobo.

Operacioni policor u zhvillua në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

 

Video