"Është duke më vdekur vëllai", përplasjet te "5 Maji", djali kërkon të shkojë te familjarët (Video)

9 February 2022, 09:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Është duke më vdekur vëllai", përplasjet te
Policia shoqëron me forcë banorët te "5 maji"

Që prej orëve të para të mëngesit policia dhe IMT kanë shkuar në lagjen “5 maji” për të shembur banesat, Edhe pse banorë kane bërë rezistencë, forcat e policisë kanë ndërhya duke I larguar edhe ata me forcë.

Një 21-vjeçar, iu kërkoi me ngulm punonjësve të policisë që ta shoqeronin për te banesa e tij, pasi kishte informacion se babai i tij nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Pranë ishte dhe halla e cila u shpreh se vëllai i saj ishte duke vdekur, shkruan Faxweb.

Çfarë tha djali më herët:

Familjen e kanë nxjerrë me forcë nga shtëpia, kemi një javë që e dinim se do të vinin për shembjen. Është shtëpia jonë, është mundi i 30 viteve, nuk mund ta hedhim.

Babai im ka ardhur këtu që në vitin ’92. Nuk kemi arritur një marrëveshje, ne nuk duam shtëpi sociale, jemi me certifikatë pronësie, si mund të trajtohem unë njësoj si banorët e prekur nga tërmeti. Edhe nëse kemi gjetur një shtëpi me qera të përkohshme, nuk e zhbën faktin që na shembën shtëpinë.

Video e marrë nga Faxweb:




Video