Arrestohet 32-vjeçari, mashtroi italianin duke i marrë 108 mijë euro

9 February 2022, 09:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Arrestohet 32-vjeçari, mashtroi italianin duke i marrë 108 mijë

Seksioni për Krimin Ekonomik në Tiranë ka arrestuar një 32 vjeçar të identifikuar si Olti Ferhataj.

Policia bën me dije se ky i fundit në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, nëpërmjet një Call Center të parregjistruar në organet tatimore, u prezantohej shtetasve të huaj si agjent burse duke investuar në Kriptomonedha dhe Forex.

Ata kanë përfituar një shumë prej 108 mijë euro, për një periudhe disa mujore.

 

 


Video