Vrasja e tifozit grek, avokati: Krimin nuk e kreu shqiptari

8 February 2022, 22:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vrasja e tifozit grek, avokati: Krimin nuk e kreu shqiptari

Një javë pas sulmit vdekjeprurës ndaj 19-vjeçarit grek nga një grup tifozësh jashtë stadiumit në Selanik, policia ka arritur në arrestimin e 9 prej 11 autorëve.

Njëri prej të arrestuarve është edhe një shtetas shqiptar, 23 vjeç.

Avokati i shqiptarit ka folur mëngjesin e së martës në një emision në lidhje me çështjen e 23-vjeçarit. Ai thotë se klienti tij nuk është vrasës i 19-vjeçarit.

Sipas tij shqiptari i akuzuar nuk ndodhej në zonë momentin e sulmit, ai erdhi më vonë me makinë për të ndihmuar grupin të arratisej.

“Nuk ka goditur, as nuk ka përdorur asnjë armë të ftohtë”, tha avokati.

 


Video