Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Gjykata e lartë rrëzoi rekursin e ish-kryetarit të bashkisë Lushnje, Fatos Tushe, i cili kërkonte një masë më të butë sigurie se arresti me burg.
Të njëjtin vendim gjykata mori edhe për vartësit e Tushës: Flamur Peqini, Gazmend Çela, Bektash Nexha dhe Bujar Murati.
Ish-kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe u arrestua në fillim të korrikut të vitit të shkuar me urdhër të SPAK.
Në pranga ranë edhe 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kësaj bashkie për abuzime me për një tender me vlerë rreth 23 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj.
Edhe më herët Tushe ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë, teksa para Gjykatës ka mohuar akuzat, duke pretenduar pafajësi.