Pedagogu Oltion Rrumbullaku bën me dije se ai ka raportuar dje në platformën e bamirësisë dhe mbledhjes së kontributeve "GoFoundMe", për rastin e Elvis Shkambit - personit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja - dhe sot ajo është mbyllur zyrtarisht.
"Dje dolën lajme për një faqe në GofundMe që bënte thirrje për të dhënë para për mbrojtjen e një vrasësi U ula 5 minuta dhe e shkrova një raportim për mashtrim (Fraud Report) meqë kërkohen fonde për një vrasës dhe jo një hall.
Sot kjo nismë është mbyllur nga GoFundMe për mashtrim Nuk ka nevojë për lajme, por për veprime 5 minuta punë", shkruan pedagogu, duke treguar se është pikërisht ai që ka raportuar platformën, duke dhënë shembull sesi duhet të veprojmë të gjithë në të tilla raste.
“Drejtësi dhe Përfaqësim i Drejtë për Elvisin dhe Gjon Shkambin!” Kjo ishte thirrja e bërë nga familjarët e familjes, duke kërkuar nga shqiptarët të jepnin para për të ndihmuar xhaxha e nip që akuzohen për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.
"GoFoundMe", një platformë që është krijuar për t'ju ardhur në ndihmë atyre që janë në nevojë, kryesisht për shkak të problemeve shëndetësore, por në këtë rast ajo u kthye në një mjet për mbrojtjen e një të akuzuari për vrasje.
Më shumë se 10 mijë dollarë ishin mbledhur para mbylljes së llogarisë,
Falë raportimit, platforma është mbyllur dhe paratë do t'ju kthehen mbrapsht personave që kontribuan.