Shpërthen në flakë makina në aksin Elbasan–Tiranë

3 January 2026, 21:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërthen në flakë makina në aksin Elbasan–Tiranë
Makina ne flake

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në rrugën Elbasan–Tiranë, ku një automjet u përfshi nga zjarri pranë zonës së Tunelit të Krrabës.

Flakët kanë përfshirë shpejt mjetin, duke alarmuar drejtuesit e tjerë që ndodheshin në qarkullim, ndërsa drejtuesi i automjetit ka mundur të largohet menjëherë pa pësuar dëmtime.

Nuk raportohet për të lënduar.

Forcat e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës kanë mbërritur në kohë në vendngjarje, duke vënë situatën nën kontroll dhe duke garantuar vijimësinë e qarkullimit rrugor.

Rrethanat që çuan në shpërthimin e zjarrit ende nuk dihen.

Autoritetet po punojnë për të sqaruar plotësisht shkaqet e incidentit.


Video