Rikthehet trafiku i rënduar nga Librazhdi në Elbasan, qindra automjete të bllokuara

3 January 2026, 15:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rikthehet trafiku i rënduar nga Librazhdi në Elbasan, qindra automjete
Librazhd-Elbasan

Normaliteti i qarkullimit në aksin Elbasan-Librazhd-Përrenjas zgjati vetëm pak orë, pasi këtë pasdite u kthye sërish trafiku i rënduar.

Për shkak të ngricave dhe shumë automjeteve në rrugë, mijëra pasagjerë që kthehen nga Përrenjasi apo Librazhdi në drejtim të Elbasanit, kanë mbetur të bllokuar.

Situata u përkeqësua ndjeshëm në segmentet më problematike të këtij aksi, të njohura për prezencën e shpeshtë të ngricave, si “Kthesat e Murrashit”, “Kthesat e Dragostunjës” dhe “Kthesat e Pishkashit”, ku mungesa e ndërhyrjes në kohë bëri që qarkullimi të paralizohej pothuajse totalisht.

Ditën e djeshme trafiku i mjeteve arriti në dhjetëra kilometra nga Fushë Labinot i Elbasanit deri te Ura e Bushtricës në bashkinë e Përrenjasit duke krijuar një situatë e paprecedentë për këtë aks nacional.

Mungesa e masave parandaluese dhe vonesa në reagim u kthyen në faktorë kyç që çuan në bllokimin masiv të qarkullimit.

Policia vijon të rekomandojë kujdes dhe përdorim të gomave dimërore në ato segmente ku ka ngrica.


Video