Kompleksi “Kika 2” në Komunën e Parisit pa energji elektrike prej një ore, reagon OSHEE

2 January 2026, 21:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kompleksi “Kika 2” në Komunën e Parisit pa energji
OSHEE, Foto ilustruese

Një qytetar raporton për Vox News se, kompleksi i banimit “Kika 2”, i ndodhur në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, prej rreth një ore është pa energji elektrike.

Sipas OSHEE, ndërprerja e energjisë ka ardhur si pasojë e një defekti në disa kabina të kompleksit, (ka rënë fideri) ndërsa ekipet ndodhen në terren dhe po punojnë për rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

Ndërprerja në një ditë feste dhe gjithashtu me temperatura të ulëta, e bën energjinë elektrike të domosdoshme për ngrohje dhe kryerjen e nevojave bazë të familjeve që banojnë në këtë kompleks.

OSHEE bën me dije se situata po ndiqet dhe energjia pritet të rikthehet sapo të përfundojnë ndërhyrjet teknike.


Video