Trafik kilometrik në Përrenjas-Elbasan, mijëra qytetarë bllokohen në temperatura nën zero (FOTO+VIDEO)

2 January 2026, 17:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trafik kilometrik në Përrenjas-Elbasan, mijëra qytetarë
Trafiku Përrenjas-Elbasan

Situata në aksin kombëtar Përrenjas–Elbasan paraqitet tejet problematike, me qarkullimin e mjeteve tërësisht të bllokuar.

Për dhjetëra kilometra, automjetet nuk lëvizin fare, ndërsa mijëra qytetarë kanë mbetur të izoluar në kushte të vështira dhe temperatura nën zero.

Trafik kilometrik në Përrenjas-Elbasan, mijëra qytetarë
Trafiku Përrenjas-Elbasan

Sipas informacioneve, bllokimi shtrihet nga ura e Bushtricës deri në zonën e Labinotit në Elbasan.

Lëvizja e mjeteve vijon të përkeqësohet, duke krijuar radhë të gjata dhe vështirësi të mëdha për drejtuesit dhe pasagjerët.


Video