E mori rrjedha e lumit, humb jetën 44-vjeçarja në Zall Bastar

3 January 2026, 16:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E mori rrjedha e lumit, humb jetën 44-vjeçarja në Zall Bastar
Lumi i Tiranes

Një grua rreth 44 vjeçe ka humbur jetën në fshatin Selitë-Mal, në zonën e Zall Bastarit, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ajo është marrë nga rrjedha e lumit gjatë një tentative për ta kaluar atë.

Trupi i pajetë i 44-vjeçares është gjetur dhe është nxjerrë nga lumi, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Autoritetet po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.


Video