Shpallet në kërkim 32-vjeçari nga Kosova, i mori makinën një personi por nuk ia ktheu më

31 January 2025, 17:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpallet në kërkim 32-vjeçari nga Kosova, i mori makinën
Foto ilustruese

Një 32-vjeçar nga Kosova është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi i ka marrë makinën një personi duke e mashtruar dhe nuk ia ka kthyer më.

Polica e Tiranës thotë se po bashkëpunon me homologët në Kosovë për lokalizimin e shtetasit 32-vjeçar Sh. Xh.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë bënë shpalljen në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Sh. Xh., 32 vjeç, banues në Kosovë, pasi në anë të mashtrimit i ka marrë dhe nuk ja kthyer më automjetin e shtetasit B. M. Në vijim të veprimeve në bashkëpunim dhe me Policinë e Kosovës është gjetur dhe sekuestruar automjeti”, njofton policia.


Video