“Shoh shumë teori konspirative”, Yuri Kim tregon arsyet pse shkoi në mbledhjen e KLP-së

16 December 2022, 15:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Shoh shumë teori konspirative”, Yuri Kim tregon arsyet pse
Yuri Kim

Ambasadorja e ShBA-së Yuri Kim, ka dhënë një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së KLP-së ku u morën në pyetje tre kandidatët për kreun e SPAK.

Shefja e diplomacisë amerikane në Shqipëri, tha se shkoi në KLP për të treguar se ky është një moment i rëndësishëm për reformën në drejtësi dhe SPAK-un. Yuri Kim deklaroi më tej se nuk ka asnjë mesazh të fshehur dhe se nuk shkoi aty për të treguar se kë duhet të votojnë.

“E shoh që ka shumë teori konspirative që dua të shpjegoj veten, dua të shpjegoj pse erdha. Ky është një moment i rëndësishëm për reformën dhe SPAK, pse erdha për të thënë që ky është një moment i rëndësishëm, erdha sepse ajo që është e rëndësishme në këtë tranzicion është integriteti i procesit, nuk jam këtu se për këtë duhet të votojnë ose jo, nuk ka asnjë mesazh të fshehur, SHBA është e drejtpërdrejtë me shqiptarët dhe ju e dini këtë, dhe ju e dini që unë vetë nuk jam një person që i bën gjërat e buta, unë them çfarë nënkuptoj dhe nënkuptoj atë që them dhe përfaqësoj politikën e SHBA. Mbetet prioritet i SHBA që reforma të mund të zbatohet plotësisht.

Ka pasur progres dhe shumë njerëz meritojnë kredite dhe meritë. Duke filluar me qeverinë e këtij vendi. Merita i shkon dhe opozitës që e mbajnë qeverinë të ndershme pasi kjo është puna e tyre. Merita i shkon te tjerëve që marrin pjesë në këtë proces. Puna e SHBA është që t'ju mbështesë. Ju duhet ta doni reformën në drjetësi.

Njerëzit kërkojnë ndryshim, ky është një cast i rëndësishëm. Jemi me fat që kemi 3 kandidatë që janë të kualifikuar, kanë një vendim të vështirë. Baza e këtij vendimi duhet të jetë objektiv dhe ekzaminim i kritereve dhe i kualifikimeve. Nuk duhet të jetë i bazuar nga përceptime kërcënimi apo favore. Kush është zgjedhur duhet ta dijë se është zgjedhur në bazë të kritereve të përmbyshjes së tyre dhe jo në bazë të favoreve apo kërcënimeve që ta pandejë vetën se i detyrohet diçka. Kushdo që zgjidhet duhet të marrë në konsideratë, nuk kam asnjë arsye tjetër se përse jam këtu, erdha tani se këtë kohë ma linte axhenda ime. Do ta ndjek nga afër këtë proces po aq sa ju." deklaroi Yuri Kim.


Video