
Autoritete spanjolle kanë arrestuar kreun e rrjetit ndërkombëtar të mashtrimeve në Call Center, që ka pasur aktivitet në Shqipëri.
Kreu i dyshuar grupit në Spanjë është arrestuar sapo ka shkelur në territorin katalanas, pasi ka fluturuar drejt Barcelonës me një fluturim nga Rumania.
Arrestimi i kreut të grupit lidhet me operacionin e zhvilluar më 8 nëntor nga forcat policore të Gjermanisë, Suedisë, Finlandës, Letonisë, Ukrainës, Gjeorgjisë, Shqipërisë dhe Spanjës, të koordinuar nga Eurojust, i cili përfshinte çmontimin e një organizate kriminale.
Hetimet ndërkombëtare kanë konkluduar se me anë të mashtrimit është përfituar shuma prej 2.4 miliardë eurosh.
Deri më tani janë identifikuar disa nga rrjetet kriminale pas më shumë se 470 faqeve interneti mashtruese të investimeve duke përdorur qendrat e thirrjeve 24-orëshe me bazë në Ballkan, një rrjet ndërkombëtar i kriptomonedhave. Nga kjo skemë thuhet se janë mashtruar të paktën 200 mijë europianë, shumica prej tyre në Gjermani, Itali dhe Spanjë.
Policia spanjolle përgjoi tre milionë email-e, që u mundësuan hetuesve të identifikonin dhe lidhnin më shumë se 470 faqe interneti të mbështetura nga qendrat e thirrjeve, platformat teknologjike dhe bizneset.
“El Pais” shkruan se në kohën që po zhvilloheshin hetimet, operacioni i policisë vazhdoi në Shqipëri, ku arrestuan dy persona dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë, mes tyre është dhe Amant Josifi.