Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ashtu siç mediat raportuan dy ditë më parë, Tonin Vocaj është prezantuar ditën e sotme në krye të Policisë së Qarkut të Tiranës.
Ky është një rikthim në këtë post për Vocajn, i cili e ka mbajtur më herët në vitet 2009-2010. Vocaj, me karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit, prej disa muash mbante detyrën e zv/drejtorit të përgjithshëm dhe më herët atë të Departamentit të Policisë Kriminale.
Nga ana tjetër Lorenc Panganika i cili mbante deri sot postin e drejtorit të Policisë së Tiranës do të transferohet në Akademinë e Policisë.